‘Tempulli 2’/ Me kanabis në makinë, pranga 35-vjeçarit në Fier

Shqipëria

‘Tempulli 2’/ Me kanabis në makinë, pranga 35-vjeçarit në Fier

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Një 35-vjeçar është vënë në prangat e policisë në qytetin e Fierit. Në vijim të operacionit “Tempulli 2” që vijon në mbarë vendin, efektivët arrestuan në flagrancë A.B., banues në Fier.

Në automjetin që ky shtetas po drejtonte u gjetën një sasi lënde e dyshuar kanabis sativa, e cila u sekuestrua.

Ndërkaq, në Mallakastër ka nisur një procedim në gjendje të lirë për shtetasin M.H., 31 vjeç.

Ai u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, një motor pa targa, teksa pasagjeri i tij në motor E.Y., 30 vjeç u procedua pasi u gjet me sasi të dyshuar kanabisi me vete.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat