Kryeministri Rama uron pavarësinë e Kosovës

Shqipëria

Kryeministri Rama uron pavarësinë e Kosovës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 10:52
Rama uroi në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar 16-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Gëzuar Pavarësinë Kosovë”, ka shkruar Rama në Facebook me një foto nga parakalimi i ushtrisë së Kosovës.

Edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar 16 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se vendi ynë si shtet i pavarur, është një faktor pozitiv, paqedashës dhe i rëndësishëm për sigurinë në rajonin tone.

Kosovën për 16 vjetorin e pavarësisë e ka uruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat