Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese

Shqipëria

Beleri kërkon të betohet, caktohet seanca në Kushtetuese

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:40
Fredi Beleri

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën për zhvillimin e seancës gjyqësore për Fredi Belerin, i cili kërkon shfuqizimin si antikushtetues të vendimit të Gjykatës së Lartë qe nuk i dha leje për t’u betuar si kryebashkiak i votuar i Himarës.

Po ashtu, Beleri kërkon shfuqizimin edhe të dy vendimeve, të gjykatave të posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, datë 1 qershor dhe 22 maj.

Seanca e parë do të mbahet në datën 19 mars, në orën 10:00, raporton gazetarja Anila Hoxha.

Publikimi i vendimit nga Kushtetuesja vjen pak ditë pasi SPAK shpalli pretencën për Belerin duke kërkuar dënimin e tij me dy vjet dhe gjashtë muaj burgim, ndërsa për Pandeli Kokaveshin u kërkua dy vjet burg, që sipas sugjerimit të SPAK të konvertohen në katër vjet shërbim prove.

Ndërkohë që avokatët e tij iu drejtuan në re njëjtën kohë kushtetueses të përshpejtonte procesin, të cilin mbledhja e gjyqtarëve kushtetues njoftoi se e kaloi në seancë plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat