“Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor”- Blinken flet për takimin me Begajn: I shpreha vlerësimin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve

Shqipëria

“Shqipëria, lider në Ballkanin Perëndimor”- Blinken flet për takimin me Begajn: I shpreha vlerësimin për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 19:33
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u takua pasditen e sotme me presidentin e Republikës Bajram Begaj.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, Blinken shkruan se Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor dhe se presidentit i ka shprehur mirënjohje për mbështetjen ndaj Ukrainës dhe pritjen e afganëve.

Postimi:

Shqipëria është lider në Ballkanin Perëndimor, një aleat i NATO-s dhe një partner i fortë.

Sot në takimin tim me Presidentin Bajram Begaj  shpreha vlerësimin tonë për mbështetjen e Shqipërisë për Ukrainën dhe për pritjen e aleatëve tanë afganë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat