Kërcënime nga Rusia? Blinken: Është diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht, fokusi i Biden është siguria

Shqipëria

Kërcënime nga Rusia? Blinken: Është diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht, fokusi i Biden është siguria

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 18:31
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken

Sekretari Amerikan i Shtetit u pyet nga gazetarët në lidhje me kërcënimin e mundëshëm, dhe në përgjigje tha se është diçka potenciale dhe po merret seriozisht.

Ai theksoi se fokusi i presidentit është siguria e Amerikës

“Kjo nuk është aftësi aktive, por është diçka potenciale që po e marrim shumë seriozisht dhe do e themi shumë shpejt. Qëndroni në gatishmëri për të dëgjuar. Fokusi i Biden është siguria e SHBA dhe popullit të saj, dhe ndërsa i qasemi kësaj është e para që i qëndron”, tha Blinken.

Sekretari foli dhe për luftën në Gaza ku theksoi se po punohet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi dhe për lirimin e pengjeve.

“Për përngjet, kemi dhënë një propozim që është bërë bashkërisht dhe është dorëzuar. Është diçka që ne besojmë se ka disa gjëra që nuk janë miratuar. Jemi në një proces me partnerët tanë të Katarit, Egjiptit dhe Izraelit, për të gjetur një dakordësi dhe besojmë se kjo është e mundur. Ka çështje të vështira që duhet të zgjidhen por ne po bëjmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje. Duam të kthehen pengjet në shtëpi dhe të kemi një pauzë më të gjatë”, tha Blinken.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat