Rama në Bruksel: U desh Putini të kuptoni rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria

Rama në Bruksel: U desh Putini të kuptoni rëndësinë e Ballkanit Perëndimor

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 10:02
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të enjte në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social Europian në Bruksel. Në konferencën e përbashkët për shtyp së bashku me Presidentin e Komitetit Europian për Ekonominë dhe Çështjet Sociale (EESC), Oliver Röpke, zëvendëspresidenten e deleguar të Komisionit Europian të Vlerave dhe Transparencës Věra Jourová , si dhe kryeministrin e Malit të Zi Milojko Spajić, Rama tha se ajo që po ndodh në Komitetin Ekonomik duhet të ndodh dhe në institucionet e tjera të BE.

Sipas tij pjesëmarrja e vendeve të Ballkanit perëndimor në mbledhjen e Komitetit Ekonomik dhe Social pa të drejtë vote, është një shembull që duhet të ndiqet dhe nga Parlamenti Europian, Komisioni dhe Këshilli për të mbajtur sa më pranë rajonin.

Kreu i qeverisë shtoi se u desh Vladimir Putin dhe agresioni në Ukrainë që BE të avanconte proceset integruese në Balkan. Ai bëri thirrje që unioni të mos presë një fatkeqësi tjetër për t’u kujtuar për hapin e radhës.

“Unë besoj fort se është tani koha që Bashkimi Evropian të kuptojë se vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor janë mjaftueshëm të pjekura dhe janë në një situatë ku duhet të përqafohen dhe të sillen më pranë pa qenë anëtarë me të drejta të plota që është objektivi qëndror i këtij procesi. Ajo që po ndiodh sot është një shembull ekzemplar që kjo duhet të ndodh dhe me institucionet e tjera të BE-së. Kjo që ndodhë këtu duke të ndodhë dhe në Komisionin Evropian, Parlamentin Evropian dhe Këshillin Evropian.

Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpirtrat dhe për të injektuar një energji mjaft konkrete, të prekshme dhe të dobishme në të gjitha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në të kundërt rrezikojmë t’i hyjmë një rruge që s’mbaron kurrë. Mendoj se plani i rri i rritjes është një shembull i një shkalle ndërgjegjësimi dhe mënyre ndryshe të të parit të Ballkanit Perëndimor dhe vetë të ardhmes të Bashkimit Evropian. Së fundmi po shohim që BE është shumë më e vetëdijshme në vepra dhe jo vetëm me fjalë. Është e trishtë që duhet të ishte Vladimir Putini që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm dhe mos të presim një katastrofë tjetër që BE të kuptoj sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për BE-në”, tha Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat