Vizita e Bardhit dhe Nokës në Malësinë e Madhe, reagon kreu i degës së PD-së: E kanë për interesat personale

Shqipëria

Vizita e Bardhit dhe Nokës në Malësinë e Madhe, reagon kreu i degës së PD-së: E kanë për interesat personale

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 18:50
Anton Kokaj

Kryetari i degës së PD-së në Malësinë e Madhe, Anton Kokaj, ka reaguar në lidhje me vizitën e Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës atje.

Ata udhëtuan drejt Malësisë së Madhe për t’i përcjellë bazës mesazhin që janë bashkuar, ndërsa në reagimin e tij ai u shpreh se e kanë pari për hallet e interesat personale.

Shkrimi i plotë i Anton Kokajt në Facebook:

Në anët tona kur martohej djali, duhej me shku për darkë te axhat, hallat, tezet, dajat e kumbara.

Kështu u duk dhe vizita e sotme në Malsi të Madhe e ciftit të sapomartuar.

Vecse kësaj here, martesa erdhi pas një divorci të vështirë ku nusja e dhëndri nuk lanë gjë pa thënë kundër njëri tjetrit. Aq, sa sot kur bëhej thirrje për të protestuar kundër krimit dhe korrupsionit të qeverisë, gjithkujt i ushtonin në veshë akuzat më të rënda për “babain e Zenit” e për Flamurin e të tjerë që janë sulmuar njësoj si Rama. E që ia kanë kthyer po aq hidhur sulmuesit.

Morali i fabulës: Më shumë se për hallet e shqiptarëve këta e kanë për hallet dhe interesat personale.

Në emrin e bashkimit, sot u përpoqën ti ndajnë demokratet. Partia Demokratike e Malësisë ka treguar me veprime, jo vetëm që nuk ndan, por sakrifikon cdo gjë për të mbajtuar të bashkuar demokratët dhe malësorët.

Asnjë fjalë nuk u tha sot për problemet e vërteta të këtij vendi, për ata djem dhe vajza që kanë lënë këtë vend, asnjë fjalë për mundin dhe djersën e këtyre malësorëve që tallen nga një grup i vogël me pushtet të majtë, pseudodemokrat dhe përfitues të të gjitha fondeve dhe subvencioneve.
Sot qytetarët e këtij vendi kanë humbur ekonominë, por edhe shpresën për të nesërmen. Në Malësi sot janë 12 milion euro nëpër arat e malësorëve të mbuluara me plasmas që ngjajnë si ushqim për blegtorinë.

Boll u tallët me Malësinë, se ky vend është i djathtë që nga 1944. Lërini interesat tuaja personale, se është koha ajo që po i tregon të gjitha dhe po ju nxjerr të palarat.

Dhe sa për ta mësuar: Partia Demokratike në Malësinë e Madhe është krijuar më datë 06 Janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat