KPK shkarkon ndihmësen ligjore në Gjykatën Administrative Majlinda Tosku

Shqipëria

KPK shkarkon ndihmësen ligjore në Gjykatën Administrative Majlinda Tosku

Më: 14 shkurt 2024 Në ora: 08:19
Majlinda Tosku

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi nga detyra Majlinda Tosku, ndihmëse ligjore në Gjykatën Administrative të Shkallës Parë Tiranë. Sipas njoftimit të KPK, vendimi u mor me shumicë votash nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli relatore, Lulzim Hamitaj anëtar.

“Vendimi, i arsyetuar me shkrim, nga trupi gjykues i kryesuar nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli relatore, Lulzim Hamitaj anëtar do t’i njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë brenda 30 ditëve.

Ky vendim mund të ankimohet në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit të Komisionit.

Ankimi depozitohet në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit”, njoftoi dje KPK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat