Sherr për motive të dobëta! 62-vjeçari kërcënoi me armë bashkëfshatarin, vihet në pranga

Shqipëria

Sherr për motive të dobëta! 62-vjeçari kërcënoi me armë bashkëfshatarin, vihet në pranga

Më: 12 shkurt 2024 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Një 62-vjeçar është vënë në pranga, pasi kërcënoi me armë gjahu bashkëfshatarin.

Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta në fshatin Çepë të Bashkisë së Belshit.

Pas marrjes së njoftimit për një konflikt në fshatin Çepë, Belsh, kanë shkuar në adresën e dhënë, me parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit. U kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi S. Xh., 62 vjeç, banues në fshatin Çepë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur me armë gjahu, shtetasin R. K., 75 vjeç, banues në fshatin Çepë”, njoftoi policia.

Gjithashtu, 62-vjeçari ka kundërshtuar kontrollin e policisë dhe ka fshehur armën e gjahut, kjo e fundit ende nuk është gjetur.

Në banesën e tij u gjetën 32 fishekë arme gjahu dhe materiale për prodhimin në mënyrë artizanale të fishekëve për armë gjahu.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat