Fusha është kthyer në moçal, ndeshja e Kategorisë së Dytë rrezikon të shtyhet

Shqipëria

Fusha është kthyer në moçal, ndeshja e Kategorisë së Dytë rrezikon të shtyhet

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

Një nga ndeshjet e sotme në Grupin B të Kategorisë së Dytë rrezikon të shtyhet për shkak të situatës së fushës.

Reshjet e shiut kanë bërë që fusha sportive në Këlcyrë të mbushet me ujë dhe kështu, të mos jetë në gjendjen optimale që kërkohet për sfidën e vendasve ndaj kryesuesve të Pogradecit të planifikuar të luhet sot në orën 13:30.

Mbetet në dorën e delegatit të vendosë nëse mund të luhet apo jo, por me pjesët e fushës të mbuluara nga uji.

Duket paksa e pamundur që të zhvillohet një ndeshje futbolli në kushtet normale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat