Aksident në Memaliaj, një person humbi jetën, dy të tjerë u plagosën!

Shqipëria

Aksident në Memaliaj, një person humbi jetën, dy të tjerë u plagosën!

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Një grua ka humbur jetën, ndërsa dy persona të tjerë mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pranë Qesaratit në Memaliaj.

Foto nga aksidenti ne Memaliaj ku humbi jete nje grua dhe u plagosen dy persona te tjere

Në aksident janë përfshira tre mjete.

Dyshohet se shkak i aksidentit mendohet të ketë qenë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve.

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 11:45, në aksin rrugor “Memaliaj-Krahës”, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin A. M. me automjetin me drejtues shtetasin L. M.. Nga përplasja janë dëmtuar 2 drejtuesit e automjeteve dhe 1 pasagjere ende e paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve, shtetasja ka humbur jetën, ndërsa 2 drejtuesit e automjeteve janë në kujdesin e mjekëve.

Po punohet për identifikimin e shtetases që ka humbur jetën dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat