“Me njerëzit, për Shqipërinë!” - Basha në Kuvendin Zgjedhor të PD në Poliçan: Do flasim me të gjithë qytetarët për alternativën tonë

Shqipëria

“Me njerëzit, për Shqipërinë!” - Basha në Kuvendin Zgjedhor të PD në Poliçan: Do flasim me të gjithë qytetarët për alternativën tonë

Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 12:34
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor të PD në Poliçan.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka ndarë pamje nga takimi ndërsa thekson se PD do flas me njerëzit në gjithë Shqipërinë për alternativën e tyre dhe për të dëgjuar problemet që qytetarët kanë.

“Në Kuvendin Zgjedhor të PD Poliçan me demokratë dhe qëndrestarë!

Angazhimi ynë për të folur me njerëzit në të gjithë Shqipërinë, për t’i dëgjuar hallet dhe problemet e tyre dhe për t’u paraqitur alternativën tonë të zgjidhjes, është i pakthyeshëm. Me njerëzit, për Shqipërinë”, shkruan Basha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat