Plagoset rëndë një minator në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës

Shqipëria

Plagoset rëndë një minator në Bulqizë, niset me urgjencë drejt Traumës

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Një tjetër incident është shënuar këtë paradite në Minierën e Bulqizës ku është plagosur një minatori Bilal Sula me detyrë armator, 55 vjeç.

Ngjarja është pikasur nga kolegët e tjerë të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e kolegut të tyre, të cilët kanë njoftuar ambulancën ku dhe e kanë dërguar drejt spitalit të Bulqizës ku dhe ka marrë ndihmën e parë.

Sipas mjekëve të këtij spitali bëjnë me dije se i aksidentuari kishte dëmtime në kokë dhe në krahë gjë kjo që i ka detyruar ta nisin me ambulancë drejt spitalit të traumës së Tiranës.

Ndërkohë policia lokale dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat