“Objektivi, pronari i firmës”, policia jep detaje për ngjarjen që tronditi Kurbinin: Po hetojmë në disa pista

Shqipëria

“Objektivi, pronari i firmës”, policia jep detaje për ngjarjen që tronditi Kurbinin: Po hetojmë në disa pista

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Kryekomisari nga Drejtoria e Krimeve në Lezhë, Gentian Berberi,  ka folur për mediat për rrethanat dhe dinamikën e krimit,që tronditi mëngjesin e kësaj të shtune Kurbinin.

Ai tha se nga të dhënat e deritanishme, shënjestra e atentatit ishte Ardian Gjeloshi, pronari i firmës së inerteve dhe jo ekonomisti që humbi jetën. Ai theksoi se autorët kanë qëlluar me armë zjarri, të llojit automatik.

Sipas tij, pistat kryesore, të cilat po hetohen janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që mund të ketë pasur pronari i firmës së inerteve. Më tej Berberi tha se Gjeloshi ndodhet në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut për jetën.

“Jemi në veprimet e para për sqarimin e rrethanave. Dyshohet paraprakisht që është qëlluar me armë zjarri, automatik. Ka të dhëna për lëvizjen e autorëve me mjete. Po hetojmë të gjithë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që ka personi që ka mbetur i plagosur. Objektivi i atentatit është personi, i cili ka mbetur  i plagosur. Fatmirësisht është ndodhet në gjendje të mirë dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve”, tha ai në një komunikim me gazetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat