“16-vjeçarja shkonte në spital dhe rrinte me Dervish Hasin”, avokati: E çonte familja

Shqipëria

“16-vjeçarja shkonte në spital dhe rrinte me Dervish Hasin”, avokati: E çonte familja

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:42
Avokati i Dervish Hasi

Avokati i Dervish Hasit, Ndue Pjeta tha se klienti i tij nuk e ka ditur që vajza ishte nën moshën 18 vjeçare. I ftuar në “Good Morning Albanians”, ai tha se ishte vajza ajo që e ka dashur në fillim këtë lidhje dhe që i shkruante mjekut, ndërsa ky i fundit ka nisur procedurat ligjore që të martohej me të pa e ditur se vajza ishte nënë moshën 18-vjeçare.

Ai tha se ndaj mjekut ka pasur kërcënime edhe më herët lidhur me këtë çështje, sipas avokatit ai ka tentuar të distancohet nga 16-vjeçarja, por ajo ka insistuar.

“Vajza i ka shkuar te puna. Ajo i shkruante në telefon. Ajo asistonte me telefonata. Vajza ka thënë gjithnjë që ka qenë ajo që e ka nisur. Përjashtohet çdo opsion që ndaj saj mund të jetë ushtruar dhunë. Ajo ka thënë që ka shkuar me dëshirën e saj, ka qenë e vetëdijshme. Dervish Hasi nuk e ka ditur që ajo ka qenë 16 vjeçe. Ai tha edhe në gjyq që e dinte se ishte mbi 18-vjeç”,-tha avokati.

Avokati tha gjithashtu se familjarët e çonin te spitali që ajo të rrinte me mjekun, ata nuk e kishin arritur akoma bashkëjetesën, por kishin ndërmarrë veprime ligjore, për tu përgatitur për bashkëjetesën. Sipas tij Hasi ishte mjeku më i mirë dhe e gjithë kjo mund të jetë edhe një kurth kundër tij. Ai tha se vajza shkonte shumë shpesh te spitali që të takonte  mjekun dhe se ajo shoqërohej nga familjarët e saj.

“Vajza shkonte një ditë po një ditë jo te spitali, e çonin familjarët që të rrinte me mjekun. Ajo i di të gjitha”,-tha avokati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat