Karamuço zbulon se prej nga i marrin shqiptarët lëndët plasëse për të kryer krime

Shqipëria

Karamuço zbulon se prej nga i marrin shqiptarët lëndët plasëse për të kryer krime

Më: 9 shkurt 2024 Në ora: 08:05
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço thotë se krimi i organizuar në Shqipëri ka ndryshuar taktikë, duke iu referuar marrjes së sasive të mëdha të tritolit nga Kosova.

Në një intervistë televizive, Karamuço u shpreh se krimi shqiptar po mendon që nga vrasjet me armë zjarri, të kalojë te shpërthimet.

Kjo sipas Karamuços, pasi shpërthimet me tritol lënë pak gjurmë dhe nuk identifikojnë autorët. Ndër të tjera, Karamuço shtoi se ka një kërkesë në rritje nga krimi shqiptar për eksploziv.

“Që nga fillimi i vitit ne kemi një situatë alarmante, por që është parandaluar shumë mirë nga ana e Policisë së Shtetit, për disa ngarkesa që janë kapur. Na bën të dyshojmë që krimi i organizuar ka ndryshuar taktikë. Po mendon që nga vrasjet me armë zjarri, të kalojnë te shpërthimet, për shkak se ato lënë pak gjurmë, nuk identifikojnë autorët dhe ia dalin shumë mirë që të mos përballen me hetimin dhe pastaj, deri në arrestimin dhe gjykimin e tyre. Është një linjë që ka funksionuar para disa vitesh me Malin e Zi. Më tej është Serbia dhe Bosnja, që kanë futur mina me komanda në distancë.

Ka pasur raste të tjera kur këtë gjë e kemi bërë vetë. Tani kemi vënë re që kjo linjë është devijuar dhe po funksionon nga Kosova.  Kosova ka pasur që nga 1999, ka sasi të madhe eksplozivi dhe armësh. Edhe në Shqipëri kanë hyrë armë nga Kosova, Ka një kërkesë në rritje nga krimi shqiptar edhe për eksplozivin”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat