Bie nga skela e fabrikës së vajit, plagoset 65-vjeçari në Fier

Shqipëria

Bie nga skela e fabrikës së vajit, plagoset 65-vjeçari në Fier

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Një 65-vjeçar është plagosur në Fier si pasojë e një aksidenti në punë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40, ku dyshohet se gjatë procesit të punës në një fabrikë për përpunimin e vajit, në Fier, ka rënë nga skela, shtetasi T. C., 65 vjeç, banues në fshatin Vajkan.

Si pasojë, ai është dërguar në spital, ku është në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat