Mot i kthjellët dhe me vranësira në pasdite! Temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

Shqipëria

Mot i kthjellët dhe me vranësira në pasdite! Temperaturat shkojnë deri në 21 gradë

Më: 7 shkurt 2024 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Parashikohet mot me vranësira mesatare e të dendura si dhe alterime kthjellimesh pas orëve të pasdites. Vranësirat në orët e para të ditës do të pasohen me reshje të dobta shiu në pjesë veriperëndimore të territorit, pas orëve të mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era arrin shpejtësi deri 10-12m/sek duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

-në zonat malore -1 deri 17°C

-në zonat e ulëta -3 deri 21°C

-në zonat bregdetare 0 deri 21°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat