Detaje nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences

Shqipëria

Detaje nga operacioni i SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences

Më: 5 shkurt 2024 Në ora: 13:38
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grup kriminale që trafikonte lëndë narkotike në disa shtete europiane, u godit në operacionin e koduar “Operacione Muratore” të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Firences dhe Kordinim me EUROJUST.

“Tashmë është e qartë që krimi i organizuar ka kaluar çdo lloj kufiri. Operacioni i sotëm tregon se pa një bashkëpunim, nuk mund të luftohet korrupsioni. Ishte një hetim i kryer nga Prokuroria e Firences dhe SPAK.

Grupe kriminale që kishin shtrirë aktivitetin e tyre në të gjithë Europën, duke shpërndarë sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike. Janë sekuestruar në Shqipëri mbi 200 llogari bankare të personave të përfshirë dhe 30 shoqëri tregtare, 18 pasuri të paluajtshme dhe pasuri të tjera.

Të gjithë trafikantë të lëndëve narkotike drejt vendeve të BE”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat