Gjendet pas 24 orëve automjeti i vjedhur në Kurbin, arrestohet autori

Shqipëria

Gjendet pas 24 orëve automjeti i vjedhur në Kurbin, arrestohet autori

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 23:32
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një automjet i raportuar i vjedhur është gjetur pas 24 orëve në Kurbin. Policia bën me dije se është identifikuar dhe arrestuar autori.

Gjatë mesnatës shërbimet policore të Komisariatit Kurbin kanë lokalizuar mjetin e vjedhur bashkë me autorin e dyshuar, i cili tentoi të largohej nga vendngjarja. Drejtuesi i mjetit, në momentin që ka parë shërbimet e policisë, ka devijuar rrugën në tentativë për tu larguar bashkë me automjetin, por ka braktisur mjetin dhe është larguar.

Menjëherë uniformat blu kanë mundur të arrestojnë autorin e dyshuar, 40 vjeç.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat