Lëvizte i armatosur, pranga të riut në Tiranë. Policia i “prish” planin kriminal

Shqipëria

Lëvizte i armatosur, pranga të riut në Tiranë. Policia i “prish” planin kriminal

Më: 4 shkurt 2024 Në ora: 10:11
Foto ilustrim

Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga të Policisë së Tiranës. Ai u kap duke lëvizur me armë zjarri pistoletë.

Autoritetet sekuestruan pistoletën me krehër dhe municion luftarak.

Gjatë kontrollit në banesë të riut iu gjetën edhe fara kanabisi.

Nga informacionet e marra, dyshohet se i 22-vjeçari armën e zjarrit e kishte për ta shitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat