Bozdo: Ahmetaj deklaroi pronarët e inceneratorëve që SPAK nuk i dinte

Shqipëria

Bozdo: Ahmetaj deklaroi pronarët e inceneratorëve që SPAK nuk i dinte

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 15:34
Arben Ahmetaj

Duke marrë shkasë nga intervista e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike, Eno Bozdo, deklaroi se ai tregoi pronarët e vërtetë të inceneratorëve.

Ai tha se kreu i SPAK, Altin Dumani, duhet të marrë dosjen dhe deklarimet e tij nga shërbimet e huaja partnere, të cilëve ish-ministri i Ekonomisë u ka besuar dhe ua ka dorëzuar.

Reagimi i plotë:

Nuk ka kaluar shumë kohë nga deklarimi i SPAK, pas denoncimeve të njëpasnjëshme të opozitës, se inceneratorëve nuk u dihen pronarët. Kjo, në vetvete është qesharake, sepse një organ hetimi besohet dhe paguhet nga taksat e shqiptarëve për të gjetur se kush fshihet pas veprimeve antiligjore, jo për të shpallur paaftësinë apo pavullnetin.

Përtej kësaj, Altin Dumani, Arben Kraja dhe SPAK-u i tyre, tashmë e dinë se kush janë pronarët e inceneratorëve.
J’ua tha publikisht Arben Ahmetaj, ish-zëvëndës Kryeministër i Shqipërisë.

E tha qartë dhe me emra, duke identifikuar një shqiptar me shtetësi zvicerane, sponsor i Ramës dhe Veliajt. E tha qartë duke përmendur një tjetër aksioner, me 20 përqind në llogari offshore. Nuk la dilema kur shtoi se pronari faktik i inceneratorit të Tiranës është Erion Veliaj.

Identifikimi nga ish-zëvendësi i Ramës i vetë Kryeministrit dhe Kryebashkiakut, si pronarë faktikë të inceneratorëve, beson i mjafton çdo shqiptari përveç Altin Dumanit.

Nëse me Ahmetajn ka inatin se nuk shkoi t’i dorëzohej si cjapi te kasapi, le ta marrë dosjen dhe deklarimet e tij nga shërbimet e huaja partnere, të cilëve ish-ministri i Ekonomisë u ka besuar dhe ua ka dorëzuar.

Arben Ahmetaj i ka lënë Dumanit dhe SPAK-ut të hetimeve politike e selektive, dopjo gjashtën e radhës në dorë.
Ka vetëm një mënyrë për ta shkarkuar këtë gur, sa një lopë korrupsioni, duke nisur hetimet aty ku buron gjithë skandali, jo aty ku pikon.

SPAK ka dalë zbuluar para identifikimit publik, nga ish zyrtari me i i lartë qeverisë socialiste pas Edi Ramës, si grup i strukturuar criminal, grupi Rama-Veliaj.

Arben Ahmetaj akuzoi Altin Dumanin se heton pllakat e banjos në shtëpinë e tij, por nuk heton zhdukjen e 60 milion eurove ne Dubai, para të grabitura nga dyshja Rama-Veliaj

Ai akuzoi Altin Dumanin se ka hetuar laminatet në kuzhinën e tij, por jo dhjetëra milionë euro të nisura në llogari offshore, apo te shpërndara në media dhe drejtime të tjera. Me akuzat e tij, Arben Ahmetaj dëshmoi se Dumani dhe Kraja, të korruptuar kokë e xhep, nxirë me blozën e djegësve, jane avokatët kryesorë të Edi Ramës dhe Erion Veliajt në vjedhjen e shekullit.

Partia Demokratike deklaron se, në këto rrethana, populli opozitar nuk ka rrugë tjetër veçse t’i trajtojë si Edi Ramën dhe Erion Velinë, armiq të interesit publik dhe të popullit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat