Rreziku nga kafshët e egra, shkak moratoriumi i gjuetisë dhe zjarret

Shqipëria

Rreziku nga kafshët e egra, shkak moratoriumi i gjuetisë dhe zjarret

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Stanet në disa fshatra të njësisë administrative Levan në Fier po sulmohen nga kafshët e egra.

Dhelpra, ujq dhe çakej që dalin nga pylli po mbytin dhe rrëmbejnë bagwti dhe shpendë. Sulmet ndodhin gjatë natës por dhe në kullota.

“Me dhjetëra shpendë më hëngri dhelpra dhe qelbësi”, thotë një fermere, e ndërsa një banor tjetër tregon se tufat me çakenj sa vinë dhe po i afrohen më shumë fshatit dhe se po ndihen të rrezikuar edhe për jetën e tyre.

Situata sipas banorëve është përkeqësuar këtë vit pasi habitati natyror i këtyre kafshëve pylli i Pishporos u dëmtua nga zjarret në verë.

Ndërkohë banorët thonë se moratoriumi i gjuetisë i ka vënë në vështirësi pasi siç shprehen ata duhet të ketë përjashtim së paku për tu mbrojtur nga kafshët e egra.

Të gjendur përballë kësaj situate dhe duke parë që situata sa vjen dhe rëndohet banorët kërkojnë ndërhyrje nga shteti pasi ata vetë ndihen të pafuqishëm për të përballuar egërsirat që sulmojnë stanet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat