Arben Ahmetaj theu heshtjen nga arratia, Lubonja: Flet si i penduar, por ka qenë pjesë e asaj bande dhe nuk është i pafajshëm

Shqipëria

Arben Ahmetaj theu heshtjen nga arratia, Lubonja: Flet si i penduar, por ka qenë pjesë e asaj bande dhe nuk është i pafajshëm

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 00:45
Fatos Lubonja

I ftuar në një lidhje live në “Open” analisti, Fatos Lubonja ka komentuar edhe deklaratën e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetaj, i cili theu heshtjen nga arratia.

Lubonja tha se deklaratat e Ahmetajt mund të ndihmojnë drejtësinë shqiptare në hetimet e mëtejshme, ndërsa theksoi faktin se ai nuk mendon se ish-zv.kryeministri që flet si i penduar nuk është i pafajshëm, pasi sipas tij ka qenë pjesë e asaj bande.

“Është situata e një njeriu që nuk mund të konsiderohet që po flet si i penduar, por flet si i pafajshëm dhe i akuzuar padrejtësisht. Nuk mendoj se është i pafajshëm, ka qenë pjesë e asaj bande, ka qenë numri 2. Kur thotë që afera do shkojë shumë lart, më lart se numri 2 është numri 1.

Fakti që këtyre u ka ikur numri 2 në këtë mënyrë, flet shumë. Nuk na ka thënë si funksionon mekanizmi, ai di shumë. Llahtarisja që thotë ai është retorike, llahtari është ikja e tij. Le të përballej me drejtëisnë. Nga ato që thotë ai dalin gjëra megjithatë. Drejtësia kështu funksionon. Nga dëshmitë kontradiktore. Ai ka përmendur një njeri që ka 40% të inceneratorëve në pronësi që është jashtë shtetit”, u shpreh Lubonja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat