“Veprimet e opozitës pas vendimeve që u morën ndaj Berishës”! Felaj e pranon: Jemi të padëgjueshëm për publikun

Shqipëria

“Veprimet e opozitës pas vendimeve që u morën ndaj Berishës”! Felaj e pranon: Jemi të padëgjueshëm për publikun

Më: 31 janar 2024 Në ora: 08:38
Ermonela Felaj

Nënkryetare socialiste e Kuvendit, Ermonela Felaj shprehet se për shkak të sjelljes së opozitës, zhurmës në seancat plenare dhe bllokimin e komisioneve parlamentare, deputetët janë të padëgjueshëm për publikun.

Në një intervistë në “Breaking” në Top News, ajo thotë se opozita nuk e shfrytëzon siç duhet foltoren e Kuvendit, të vetmen hapësirë që ka për të komunikuar me elektoratin.

Opozita pretendon se ju nuk i jepni të drejtë të ngrihen komisionet hetimore dhe të bashkëdrejtojnë komisionin e reformës zgjedhore. Do të ketë një ndryshim të qasjes maxhoranca pas rezolutës së Parlamentit Europian?

Nuk mendoj që rezoluta e PE-së ka thënë diçka të re për Kuvendin e Shqipërisë. E njëjta gjë është thënë edhe më herët për frymën që duhet të mbizotërojë. Dialogu kërkon dy palë dhe dialog në mënyrën si e koncepton një pjesë e opozitës nuk mund të zhvillohet. Dialogu kërkon që palët të ulet dhe të flasin me argumente. çështja e komisioneve hetimore dhe komisionit të reformës zgjedhore janë përdorur si justifikim nga një pjesë e opozitës për të gjithë shfaqjen që kanë prodhuar në Kuvend. Veprimi i opozitës filloi pas vendimit ndaj zotit Berisha. Ne kemi zgjedhur të tjera mënyra alternative për të funksionuar. Më shumë humbje ka opozita sesa maxhoranca. Të vetmen foltore që ka opozita në dispozicion është foltorja e Kuvendit.

Buxheti për vitin 2024 kaloi për pak minuta. Ju duket normal edhe për detyrimin që keni ndaj zgjedhësve tuaj?

Nuk më duket siç ju e përmblodhët sepse për ligjin e buxhetit në komisionet parlamentare janë shpenzuar 78 orë. Nuk më duket që ka qenë një kohë e pakët për të mbajtur diskutimet për një ligj të vetëm. Janë realizuar gjithashtu dëgjesa edhe me grupet e interesit.

Nuk rezulton kështu sepse biznesi u ankua se nuk u dëgjua…

Ne nuk jemi të dëgjueshëm për publikun sepse pala që kemi përballë nuk e pranon dhe e lejon këtë. Ne jemi munduar të shfrytëzojmë të gjithë hapësirën tjetër që ka Kuvendi i Shqipërisë. çdo ligj i është nënshtruar diskutimit korrekt.

Ka qenë një proces formal dhe pa u pyetur grupet e interesit…

Jo, nuk ka qenë kështu sepse 78 orë nuk kanë qenë diskutim me muret, por me grupet e interesit dhe ata që kanë qenë të interesuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat