Sherr me mjete prerëse në Kavajë, 28-vjeçari përfundon në spital

Shqipëria

Sherr me mjete prerëse në Kavajë, 28-vjeçari përfundon në spital

Më: 30 janar 2024 Në ora: 21:29
Foto ilustrim

Një 28-vjeçar në Kavajë ka përfunduar në spital, pas një sherri.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, ku dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, 34-vjeçari J. K., ka goditur me mjet prerës 28-vjeçarin L. Sh, i cili ndodh nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat