Fëmijë pa vaksinë fruthi/ Korçë, mjekët: 360 të mitur të mos shkojnë në kopshte e shkolla

Shqipëria

Fëmijë pa vaksinë fruthi/ Korçë, mjekët: 360 të mitur të mos shkojnë në kopshte e shkolla

Më: 30 janar 2024 Në ora: 15:35
Foto ilustrim

Mbi 350 femije ne Korce rezultojne te pavaksinuar kunder fruthit.

Mjeket thone se prinderit ua kane shtyre injeksionin ne kohe pasi i druhen shqetesimeve dhe komplikacioneve qe kjo vaksine mund tw shkaktoje.

Merita Kroi, shefe e sherbimit epidemiologjik ne Korce, thote se keta femije, te cilet jane te ekspozuar ndaj infektimit por edhe perbejne rrezik per bashkemoshataret nuk duhet te lejohen te frekuentojne kopshtin apo shkollen pa u vaksinuar.

Ne Korce nuk ka persona te prekur nga fruthi por mjeket u bejne thirrje prinderve te mos e neglizhojne kete vaksine te rendesishme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat