“Këtë vit do të kemi qindra laboratorë smart nëpër shkolla”, Rama: Kemi nga BE instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare

Shqipëria

“Këtë vit do të kemi qindra laboratorë smart nëpër shkolla”, Rama: Kemi nga BE instrumente financiare që mund t’i gëzonin vetëm vendet anëtare

Më: 30 janar 2024 Në ora: 12:38
Edi Rama

Rama: Është domethënëse aleanca që ne kemi me partnerët që sot janë të ftuar, Banka Botërore, për herë të parë banka, duke kuptuar këtë shqetësim të madh, nevojë të jashtëzakonshem dhe gati gati alarmante ka bërë një ndryshim strategjik të portofolit të saj, digjitalizimit dhe falë mbështetjes së bankës ne këtë vit do të kemi disa qindra laboratorë smart nëpër shkolla për të vijuar këtë poçes.

Kemi BE-në ambasadori foli, Bashkimi Evropian duke e kuptuar këtë nevojë, shqetësim ka ndryshuar qasje dhe ka vendosur për një vend i cili nuk është vend anëtar por në proces negociatash instrumente financiarë kur deri dje mund t’i gëzonin vetëm vende të Bashkimit Evropian.

Do të fokusohemi tek arsimi edhe pse s’është si sektorët e tjerë që ta japin shpejt atë që ti investon, duke parë që qeveria po bën ekstra sforco për të adresuar nevojën që njerëzit të kenë paga dinjitoze dhe të mos ketë asnjë diskutim, pagat kur i shikon në pamje të parë nuk duket diferencë shumë e madhe, por kur shkon më thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat