Sherri me dy të lënduar në Lezhë, tre të shoqëruar në komisariat

Shqipëria

Sherri me dy të lënduar në Lezhë, tre të shoqëruar në komisariat

Më: 29 janar 2024 Në ora: 18:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Publikohen emrat e pesë të rinjve që u përshinë në një sherr pasditen e sotme në Lezhë.

Të lënduar kanë mbetur shtetasit Mirash Gjoni dhe Paelo Pati, ndërsa mësohet se janë shoqëruar për në komisariat shtetasit Ernesto Gjoni, Antonio Prenga dhe Krealdo Ujka.

“Gjatë pasdites, në shëtitoren “Gjergj Fishta”, janë konfliktuar me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, pesë persona.

Gjatë konfliktit janë dëmtuar lehtë dy persona të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për ndihmë mjekësore. 3 shtetasit e tjerë të përfshirë në konflikt janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të konfliktit.”, thuhet në njoftimin policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat