Papunësia do ulet/ Në 2027 do të arrijë 9.3%, shërbimet do punësojnë mijëra njerëz

Shqipëria

Papunësia do ulet/ Në 2027 do të arrijë 9.3%, shërbimet do punësojnë mijëra njerëz

Më: 29 janar 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Qeveria pret qe mijëra te rinj te punësohen ne sektorin e turizmit dhe shërbimeve gjatë muajve ne vazhdim.

Sipas saj, deri në vitin 2027, edhe papunësia do të zbresë në nivelin 9.3% në shkallë kombëtare.

Qeveria pret që papunësia të arrijë nivelin më të ulët në vitin 2027. Sot ajo është 10.5% dhe në programin ekonomik afatmesëm numri i të papunëvë do të arrijë 9.3%.

Në dokumentin e reformave ekonomike, shkruhet se qëllimi do të arrihet nëpërmjet rritjes së punësimit me 0.3% çdo vit, ku sektori i shërbimeve, vecanërisht ai i turizmit, do të kontribuojnë më shumë në krahasim me sektorët e tjerë të ekonomisë.

Sipas të dhënave zyrtare që raportohen nga INSTAT cdo tre muaj, papunësia më e lartë regjistrohet tek të rinjtë e grup-moshës 15-29 vjeç, e cila sot është në nivelin 22%. Pra, afro 1 në 4 individë të kësaj grupmoshe, nuk janë të regjistruar në sistemin e tatimeve, për arsye që lidhen kryesisht me kushtet e punës dhe pagesat, sesa nevojat që ka tregu.

Këta faktorë i nxisin ata të presin për mundësi të reja që u ofrohen jashtë vendit, në shtetet e bashkimit Europian, Britani apo edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në dokumentin e qeverisë, konstatohet si problem edhe hendeku gjinor në punësim, ku femrat janë ato që vuajnë në masë më të madhe papunësinë në raport me meshkujt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat