Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të lënduar nga përplasja e makinave

Shqipëria

Aksident në Rrugën e Arbrit, dy të lënduar nga përplasja e makinave

Më: 28 janar 2024 Në ora: 17:00
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, ku dy mjete janë përplasur më njëra-tjetrën.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në zonën e quajtur ‘Qafa e Buallit’, ndërsa për pasojë të lënduar kanë mbetur dy drejtuesit e mjeteve.

Ata janë transportuar në spitalin e Bulqizës për ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat