‘'Sot, dita e nderimit të Holokaustit'’/ Berisha: Në ditët më të zeza, Shqipëria strehë e sigurtë për hebrenjtë

Shqipëria

‘'Sot, dita e nderimit të Holokaustit'’/ Berisha: Në ditët më të zeza, Shqipëria strehë e sigurtë për hebrenjtë

Më: 27 janar 2024 Në ora: 22:11
Ish kryeministri Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha, ka kujtuar ditën e nderimit të Holokaustit, si një ditë kur mbarë njerëzimi përulet me nderim të thellë para kujtimit të mbi 6 milionë hebrenjve.

Në postimin e tij në Facebook, Berisha theksoi se ‘qytetarët dhe autoritetet e kohës në ditët më të zeza të pogromeve kundër hebrenjve shndërruan Shqipërinë në strehën më të sigurtë për hebrenjtë që jetonin apo që erdhën nga vende tjera për t’i shpëtuar kasaphanës naziste’.

Postimi i plotë:

Sot është dita e nderimit të Holokaustit.

Të dashur miq, sot mbarë njerëzimi përulet me nderim të thellë para kujtimit të mbi 6 milionë hebrenjve që në plojën, barbarinë më të madhe të kohërave u eksterminuan nga Adolf Hitleri dhe regjimi i tij nazist me kolaboracinistët nga kombet e pushtuara vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë së tyre etnike.

Qytetarët dhe autoritetet e kohës në ditët më të zeza të pogromeve kundër hebrenjve shndërruan Shqipërinë në strehën më të sigurtë për hebrenjtë që jetonin apo që erdhën nga vende tjera për t’i shpëtuar kasaphanës naziste.

Shqipëria do ishte vendi i pushtuar në të cilin numri i hebrenjve në fund të luftës do të ishte shumë herë më i madh se sa para fillimit të saj.

Ky është mesazhi më i madh që kombi ynë i përcjellë mbarë botës së qytetëruar.

Ky qendrim përbën një gurë themeli në miqësinë që lidh Kombin Shqiptar me Kombin Hebre.

Duke nderuar këtë ditë kujtimin e miliona hebrenjve, viktima të racizmit më shtazor që ka njohur historia, Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe çdo ide, qendrim apo akt racist, antisemit që synon zhdukjen e shtetit të Izraelit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat