Aksident i rëndë në Lezhë/ Kamioni zë poshtë makinën, zjarrfikësit presin mjetin për të nxjerrë shoferin

Shqipëria

Aksident i rëndë në Lezhë/ Kamioni zë poshtë makinën, zjarrfikësit presin mjetin për të nxjerrë shoferin

Më: 27 janar 2024 Në ora: 13:57
Foto nga takimi

Një aksident i rëndë ndodhi të shtunën në mesditë në aksin rrugor Lezhë – Milot, ku një makinë u përplas më një kamion, të ngarkuar me zhavorr.

Nga përplasja, të dy automjetet përfunduan jashtë rrugës dhe mjeti tip “Pasat” u zu poshtë nga kamioni.

U desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët prenë makinën dhe nxorën jashtë shoferin e automjetit, të plagosur rëndë.

Ai u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në kryeqytet, ndërsa pritet hetim për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat