U akuzua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka

Shqipëria

U akuzua për korrupsion, Apeli merr vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka

Më: 26 janar 2024 Në ora: 12:38
Zamira Vyshka

Gjykata e apelit të Posaçëm ka lënë në fuqi dënimin me 2 vite shërbim prove për ish-gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka, e akuzuar për korrupsion.

Gjithashtu gjykata vendosi për të edhe “Heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike”, për një periudhë 3 vjeçare.

Ndërsa për avokatin Ilir Pashaj që dyshohet se do i jepte një shumë prej 400 mijë lekësh gjyqtares, apeli vendosoi pefundimisht denimin me 2 vite burg, që për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 1 vit e 4 muaj.

Gjyqtarja Vyshka u arrestua në korrik te 2022 me urdhër të SPAK, bashkë me avokatin Ilir Pashaj, pasi po merrte rreth 400 mijë lekë ryshfet, për t’i ular dënimin me 6 muaj të burgosurit Xhuliano Musai, i akuzuar për plagosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat