Vetëvrasja e policit/ Eksperti: 35 vite në shërbim, e hodhën në rrugë brenda ditës

Shqipëria

Vetëvrasja e policit/ Eksperti: 35 vite në shërbim, e hodhën në rrugë brenda ditës

Më: 26 janar 2024 Në ora: 08:20
Faik Basha

Ish-shefi i policisë, Faik Basha ishte këtë të premte i ftuar në “Good Morning Albanians”, ku foli për vetëvrasjen e efektivit të policisë Arben Pjeçi, i cili u vetëvra duke qëlluar veten me plumb në zemër brenda ambienteve të komisariatit në Durrës.

Sipas ekspertit një arsye që mund të ketë ndikuar në marrjen e këtij akti ekstrem është pezullimi i tij nga detyra pas 35 vitesh shërbim.

Ai tha se gjendja psikologjike e efektivit të policisë ka qenë shumë e rënduar.

“Një ndër pikat që këtë punonjës policia e ka dërguar edhe në vetëvrasje, mund të jetë edhe karriera e tij e gjatë në struktura dhe me një vendim brenda 24 orëve këtë e hedh në rrugë dhe në gojën e atyre që ky i ka luftuar për 35 vite.

Në këto kushte gjendja psikologjike dhe ekonomike e cila mund të ketë patur, se besoj se gjithë punonjësit e policisë ka pasur një rrogë që në momentin parë që do i shkëputej do e vendoste në kushte shumë të vështira edhe për të siguruar bukën e gojës, kushtet ekonomike dhe hedhja në rrugë pa asnjë mbrojtje në dorën e atyre që ky për 35 vite i ka ndjekur si shkelës të ligjit mund ta ketë dërguar deri në vetëvrasje”,-tha eksperti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat