“Rilind” Foltorja, bllokim pa flakadanë/ Zbut agresionin, por bllokon debatin parlamentar

Shqipëria

“Rilind” Foltorja, bllokim pa flakadanë/ Zbut agresionin, por bllokon debatin parlamentar

Më: 25 janar 2024 Në ora: 13:55
Kuvendi i Shqipërisë

Pankartat në anglisht kundër Edi Ramës dukeshin si një përpjekje për të komunikuar me ndërkombëtarët.

Në seancë munguan episodet e dhunës, dhe në këtë klimë të re, masat mbrojtëse i lehtësoi edhe shumica.

Megjithëkëtë, garda u riaktivizua menjëherë kur Albana Vokshi ju afrua kryeministrit.

Në krye të opozitarëve ishte këtë javë Ervin Salianji, pas përjashtimit të Gazment Bardhit dhe Flamur Nokës.

Ai i tha kryetares së Kuvendit se nuk do të lejonin normalitet, e se protesta vazhdon, ndaj mazhoranca kaloi direkt në votimin e 13 pikave të rendit të ditës.

Jashtë Kuvendit, dy pjesët e demokratëve vijuan replikat me njëri-tjetrin.

Socialistët, pas 12 minutash seancë, ikën në shtëpi, duke i lënë opozitarët pa koment në përballjen mes vetes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat