Përfshihet nga flakët banesa në Fier, zbulohet shkaku

Shqipëria

Përfshihet nga flakët banesa në Fier, zbulohet shkaku

Më: 25 janar 2024 Në ora: 08:40
Foto ilustrim

Mëngjesin e sotëm në lagjen ‘15 Tetori’ në Fier është djegur një banesë private.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar 3 mjete zjarrfikëse dhe po punojnë për të vënë nën kontroll situatën.

Shtëpia private ishte e banuar nga një person, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime apo djegie.

Shkak i këtij zjarri ishte ndezja e mbeturinave brenda në banesë nga pronari i saj për t’u ngrohur, e cila ishte thuajse e rrënuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat