Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin

Shqipëria

Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 13:31
Seanca për “Gërdecin”, Mediu: Shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu pasi doli nga seanca gjyqësore e GJKKO-së, për çështjen “Gërdeci” tha për mediat se të gjithë duhet të thonë të vërtetën.

Ndër të tjera ai tha se shpreson që të gjithë të flasin, ndërsa shtoi se ka edhe dëshmitarë që heshtin.

“Ky proces tregon se ministri i Mbrojtjes s’ka bërë asgjë tjetër veçse ka zbatuar ligjin. Nuk e di nëse do dëshmojë Luan Hoxha, shpresoj që të gjithë të vijnë të dëshmojnë dhe të flasin.

Në inertes të zbardhjes së vërtetës të mbajë qëndrimin e vetë siç e mendon dhe si ka vepruar.”, u shpreh Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat