“Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim”- Gjokutaj pas shtyrjes së vendimit për Berishën: Prokurorët vijë në gjyq si në bar kafe sepse…

Shqipëria

“Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim”- Gjokutaj pas shtyrjes së vendimit për Berishën: Prokurorët vijë në gjyq si në bar kafe sepse…

Më: 24 janar 2024 Në ora: 12:10
Genc Gjokutaj

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj ka folur për gazetarët në lidhje me shtyerjen e vendimit për ish-krueministrin.

“Prokurorët sot mbajtën një qëndrim, i qëndruan kërkesës së tyre variabël. Presim vendimin. Vendimi për të mos administruar përjashtimin e gjyqtares, është një shkelje e madhe.

Do presim nesër në 9 të shpallet vendimi.

Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë në gjyq si në bar kafe, nuk i kanë problem argumentet që bëjnë. Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Presim ditën e nesërme, nuk mund të hipotezoj sot për vendimin e nesërm.

Rrëzohet përfundimisht alibia e SPAK që Berisha i shmanget SPAK dhe u vërtetua se procesi po ecën normalisht dhe nuk e kuptoj çfarë sensi ka masa kur jemi në një realitet të ri”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat