Fruthi hyn në Shqipëri, konfirmohen 11 raste në Tiranë dhe Durrës

Shqipëria

Fruthi hyn në Shqipëri, konfirmohen 11 raste në Tiranë dhe Durrës

Më: 24 janar 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Pas alarmit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për përhapjen e fruthit, edhe në vendin tonë janë konfirmuar 11 rastet e para.

Gazetarja e Top Channel, Alma Demiraj mëson se janë prekur 11 fëmijë, në Tiranë dhe Durrës.

Mjekët epidemiolog e cilësojnë si shpërthim të fruthit, pasi gjashtë fëmijë janë të afërm mes tyre, ndërsa të tjerët kanë pasur kontakte me ta.

Fëmijët janë të moshave nga 1, në 7 vjeç dhe vetëm dy prej ishin të vaksinuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat