3 mln lekë për 2 të aksidentuarit nga skela në Tiranë? Avokatja tregon shembullin

Shqipëria

3 mln lekë për 2 të aksidentuarit nga skela në Tiranë? Avokatja tregon shembullin

Më: 24 janar 2024 Në ora: 08:15
Eranda Gjonaj

Avokatja Eranda Gjonaj është shprehur se vlera e dëmshpërblimeve për të dëmtuarit nga aksidentet është ulur ndjeshëm me ligjin e ri dhe procedurat për marrjen e dëmshpërblimit janë bërë më të vështira.

Komentet Gjonaj i bëri në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews, ku foli për rastin e 2 të aksidentuarve nga rrëzimi i skelës së një pallati në Tiranë.

Ajo tha se duhet bërë një përllogaritje e masës së dëmit që u është shkaktuar atyre dhe nëse kanë qenë ose jo në marrëdhënie pune, për të kuptuar sa do të jetë vlera e dëmshpërblimit që ata do të marrin.

Gjonaj mori si shembull dëmtimin e një 25-vjeçari, i cili kishte humbur 25% të aftësisë pas dëmtimit që mori në këmbë dhe që sipas avokates, u dëmshpërble në masën rreth 30 milionë lekë të vjetra.

“Së pari duhet të përfundoj procedura për përcaktimin e fajit të përgjegjësit. Përderisa nuk është mbyllur ende kjo procedurë, nuk mund të hapet një proces dëmshpërblimi. Dy të lënduar për të cilët nuk kam dijeni për shkallën e dëmit që ato kanë shkaktuar.

Është e rëndësishme se pjesë të ndryshme të trupit shkaktojnë paaftësi të ndryshme, të përhershme ose të përkohshme. Nëse i ka ardhur një dëm i përhershëm në masën 25 % dhe nëse ky person ka qenë në marrëdhënie pune, pra nëse ka qenë i siguruar.

Në bazë të kësaj formule mund të llogaritet dëmshpërblimi. Rasti që kemi pasur për një thyerje këmbe të një djali të ri, vlera e dëmit ishte 3 milionë e 200 mijë lekë të reja. Por ka edhe një gjë, personi mund të vijojë jetën e vetë, punon, edhe i kryen të gjitha funksionet në rregull, por nuk mund të pretendosh që ai të jetë 100% si ka qenë. Tashmë vlerat e dëmshpërblimeve janë ulur shumë, sepse ka ndryshuar ligji”, tha Gjonaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat