Berisha mbërrin në SPAK me dy gishtat lart: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë

Shqipëria

Berisha mbërrin në SPAK me dy gishtat lart: Jam këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë

Më: 23 janar 2024 Në ora: 10:16
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në SPAK kur pritet të merret në pyetje nga dy prokurorë, në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Berisha mbërriti në Prokurorinë e Posaçme me makinën e tij, ndërsa ishte i shoqëruar nga një patrullë policie.

Mbështetësit e tij e pritën para dyerve të SPAK me brohoritma “Berisha, Berisha” dhe ish-kryeministri i përshëndeti me dy gishtat lart.

Në një prononcim për media, Berisha tha se ka mbërritur në SPAK për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në godinën e Prokurorisë së Posaçme.

“Opozita do të fitojë, jam sot këtu për të përfaqësuar shqiptarët, pluralizmin, PD. Jam sot këtu përt të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e organizuar kriminal në këtë ndërtesë”, tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat