Grabitësit nuk kursejnë as marketet e lagjeve, vidhet gjatë orëve të nates biznesi në Fier

Shqipëria

Grabitësit nuk kursejnë as marketet e lagjeve, vidhet gjatë orëve të nates biznesi në Fier

Më: 20 janar 2024 Në ora: 09:48
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një mimimarket është vjedhur gjatë orëve të natës në lagjen “Apollonia” në Fier, ku janë marrë 5 mijë lekë.

Bëhet me dije se autori ende i paidentifikuar ka thyer xhamin dhe ka marrë një sasi parash. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Fier/Informacion paraprak

Gjatë orëve të natës, në lagjen "Apollonia", Fier, në dyqanin ushqimor në pronësi të shtetasit A. L., një shtetas i paidentifikuar, ka thyer xhamin e dyqanit dhe ka marrë 5000 lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat