Aksidenti i rëndë në kthesën e Zhymit, Braçe apel kompanisë nënkontraktore: Ju lutem, eliminojeni atë ‘pikë të zezë’!

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në kthesën e Zhymit, Braçe apel kompanisë nënkontraktore: Ju lutem, eliminojeni atë ‘pikë të zezë’!

Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:18
Erion Braçe

Në lidhje me aksidentin e rëndë në Lushnjë, që ndodhi në kthesën e Zhymit, ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili i bën apel kompanisë nënkontraktore për eliminimin e kthesës që e quan ‘pikë të zezë’.

Braçe thotë se ky është aksidenti i radhës pas atij të 28 dhjetorit në të njëjtin vend, dhe shprehet se kishte bërë edhe atëherë apel për kthesën e rrezikshme.

Postimi i Braçes:

KTHESA E TMERRSHME E ZHYMIT, RRUGA DIVJAKE-PUSHIMI I SHOFERIT-FIER SHEGAN;

Eshte rruga e kthesa, per te cilen, kam qe nga aksidenti i dates 28 DHJETOR qe flas e i lutem kompanise nen kontrate qe ta eleminoje ai PIKE TE ZEZE;

PER FAT TE KEQ NDODHI PRAPE, TANI SAPO!

Kete here nuk u thye shtylla por makina dhe pasagjeri i saj qe ndodhet ne gjendje kritike!

Nuk di cte them;

Mbase vijoni genjeni duke i thene gjithkujt qe ja fut kot Erioni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat