Barometri: Shqiptarët kanë vlerësime të ndryshme për vendin sipas votës politike

Shqipëria

Barometri: Shqiptarët kanë vlerësime të ndryshme për vendin sipas votës politike

Më: 19 janar 2024 Në ora: 22:10
Foto ilustrim

Në një nga grafikët e sondazhit të publikuar së fundmi nga “Barometri” në Euronews Albania, vihen re tre vlerësime dhe perceptime të ndryshme dhe me diferenca të theksuara të qytetarëve për gjendjen e përgjithshme të vendit.

Nëse analizojmë vetëm vlerësimet pozitive të qytetarëve për të gjitha pyetjet e bëra për vendin, më lart me vlerësime maksimale pozitive janë votuesit e Partisë Socialiste, shumë më të pakënaqur dhe më të kursyer në vlerësime pozitivë janë votuesit e Partisë Demokratike dhe opozitës.

Në mes të këtyre dy grupimeve për vlerësimin e gjendjes se vendit janë ata që nuk e kanë identifikuar votën e tyre në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

Pak a shume ajo që mund të kuptohet nga grafikët është se sipas mënyrës se si kanë votuar qytetarët, sot kemi tre vlerësime të ndryshme bazuar në mënyrën si zgjedhin politikisht shqiptarët, ose për shqiptarët janë tre fotografi të ndryshme të vendit bazuar në zgjedhjet e tyre politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat