Balla drejtuesve të policisë në Fier: Mos lejoni asnjë ndërhyrje!

Shqipëria

Balla drejtuesve të policisë në Fier: Mos lejoni asnjë ndërhyrje!

Më: 19 janar 2024 Në ora: 19:08
Ministri i Brendshëm Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka zhvilluar një takim me drejtues të lartë të policisë në Fier. Pas këtij takimi ka zhvilluar edhe një komunikim me gazetarët, duke u shprehur se procesi i vetëpastrimit të Policisë së Shtetit vazhdon të intensifikohet duke bërë ndryshimet e nevojshme.

Balla gjithashtu i ka kërkuar drejtuesve të policisë së Fierit që të respektojnë vetëm ligjin dhe të mos pranojnë asnjë ndërhyrje në punën e tyre.

“Fieri ka pasur nevojë gjithmonë për një rritje të forcës goditëse të policisë së shtetit ndaj krimeve të natyrës ekonomike duke shtuar edhe fenomene si zhvillimi i paligjshëm i lojërave të fatit, apo trafiqeve të ndryshme”, ka thënë më tej ministri Balla, duke shtuar:

” Zbardhja e ngjarjeve të rënda kriminale janë një test për të fituar besimin ndaj publikut, duke theksuar se këto ngjarje do të jenë në fokus të punës së policisë e duke ngritur grupe pune të përbashkëta për zbardhjen e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat