15 mijë raste me grip në javë, Ulqinaku: Shumica janë fëmijë

Shqipëria

15 mijë raste me grip në javë, Ulqinaku: Shumica janë fëmijë

Më: 19 janar 2024 Në ora: 17:05
Dritan Ulqinaku

Shifrat e gripit po rriten me shpejtësi por vendi ende nuk ka hyrë në situatë epidemike.

Më shumë se 15 mijë pacientë të prekur nga gripi dhe viroza të stinës kanë kërkuar ndihmë mjeksore gjatë javës së fundit pranë mjekut të familjes dhe urgjencave.

Ekspertët thonë se vendi ende nuk ka hyrë në epidemi, ndërsa paralajmërojnë shtim të rasteve në javët që vijnë.

Nëndrejtori i Institutit të shëndetit publik, Dritan Ulqinaku thotw se më të prekur janë fëmijët, ndërsa qarqet me mëdha kanë edhe numrin më të madh të të sëmurëve. Ai thotë gjithashtu se vendi nuk ka hyrë ende në epidemi.

Gripi dhe virozat janë të përhapura në cdo cep të Shqipërisë por disa qarqe ka numër më të lartë pacientësh.

Mes viruseve në qarkullim vëheret se gripi është ai që predominon dhe është më agresiv.

Aktualisht në rritje kanë ardhur edhe rastet e shtrimeve në spitalin infektiv. Mjekët kërkojnë të bëhet kujdes dhe të përdoret maska në mjedise të mbyllura dhe vecanërisht në poliklinika dhe spitale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat