Abuzimi i të miturës nga mjeku, shpërthen ashpër ish-Myftiu i Tiranës

Shqipëria

Abuzimi i të miturës nga mjeku, shpërthen ashpër ish-Myftiu i Tiranës

Më: 19 janar 2024 Në ora: 12:33
Ylli Gurra

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra i ftuar në një intervistë televizive tha se rasti i abuzimit të minorenes nga mjeku Devish Hasa është dramatik dhe justifikimi i gjithë situatës nga 42-vjeçari me Kuranin është i papranueshëm.

Duke vijuar më tej, Gurra tha se reagimi nga institucionet fetare duhet të jetë i menjëhershëm dhe i fuqishëm në mënyrë që raste të tilla të mos kthehen në precedent.

"Sigurisht institucionet duhet të kenë reagim të fuqishëm në lidhje me këto raste përderisa e kemi vuajtur në kurriz. Nga pikëpamja e imazhit dhe respektimit të fesë dhe për vajtjet në Siri reagimet nuk ka qenë të menjëhershme.

Rasti dramatik nuk duhet parë i shkëputur nga realiteti, shoqëria shqiptare dhe jeta fetare e myslimane në Shqipëri. Reagimi duhet të  jetë në kohë dhe i fuqishëm. Po hapen precedentë që i kthejnë të udhës apo në një lloj 'normaliteti' praktika të tilla, apo abuzimet, apo shfrytëzimet, manipulimet, apo më tepër një lloj skllavërimi të femrës."

Më tej, Gurra thotë se në Kuran nuk specifikohet në asnjë rast që burri duhet të martohet me 7 gra ose dhe më shumë, dhe citimi mbi martesat aty ka ardhur i vendosur në një kontekst të shoqërisë së atëhershme arbe të viteve 600 kur gruaja shihej si një plaçkë.

Sipas Gurrës, gratë myslimane kanë të drejtë ta kushtëzojnë bashkëshortin vetëm me veten e tyre dhe ta pengojnë atë të martohet me gratë e tjera.

"Një citim që në rastrin kur një person i deklaruar mysliman vendos të martohet dhe bashkëshortja e tij, jo minorene (se kjo është skllavëri), në rastin e një martesë, një bashkëshort zgjedh një zonjushë ajo ka të drejtën (që për të mos u manipuluar) ligjërisht prej Kuranit ta kushtëzojë bashkëshortin me vetëm veten e saj. Të mos e lejojë të martohet me të tjera. Kjo 7 është legjendë urbane e mbërritur në Shqipërinë e 2024. Femrat myslimane ta dinë, kanë të drejtën fetare dhe ligjore t’ia kushtëzojë bashkëshorti martesën me të tjera."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat