​Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me sopatë, ndërhyri RENEA

Shqipëria

​Ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me sopatë, ndërhyri RENEA

Më: 19 janar 2024 Në ora: 11:46
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një 35 vjeçar është arrestuar në fshatin Rubjek të Shqipërisë, pasi ushtroi dhunë ndaj babait dhe e kërcënoi se do ta vriste me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), ndërhyrja e forcave të Policisë parandaloi ngjarjen.

Sipas Policisë së shtetit, fillimisht janë njoftuar se në fshatin Rubjek, Maminas, një shtetas po dhunohej dhe po kërcënohej me mjete prerëse (sopatë dhe thikë), nga djali i tij.

“Pas informacionit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë ku kanë bërë të mundur parandalimin e dhunës dhe kanë nxjerrë nga shtëpia shtetasin e dhunuar.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e 35-vjeçarit që ushtronte dhunë ndaj babait të tij, ai ka kundërshtuar me dhunë shërbimet e Policisë lokale dhe është mbyllur në banesë, bashkë me mjetet prerëse. Ndodhur në këto kushte, në ndihmë të Policisë kanë shkuar Forcat e RENEA-s. Pas disa orësh negociata, Forcat RENEA kanë ndërhyrë me forcë në banesë, duke bërë të mundur neutralizimin dhe vënien në pranga të shtetasit E. H., 35 vjeç, banues në Rubjek. Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë sekuestruan mjetet prerëse (sopatë dhe thikë). Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat