Zbardhet mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Gazmend Bardhi ka mbledhur që prej orës 10:00 Grupin Parlamentar të Partisë Demokratike, që përfshin deputetët që mbështesin Bardhin dhe Berishën.
Osman Stafa raporton se deputetët e opozitës vendosin të bllokojnë mbledhjen e Komisionit të posaçëm të Reformës Zgjedhore që pritet të nisë në orën 11:00.
Sakaq mësojmë se deputetët e opozitës janë vendosur brenda sallës ku do të mbahet mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore.